E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malësi e Madhe, plasje tek bagëtitë

Malësi e Madhe- Shfaqja e një rasti me antraks në rrethin e Malësisë së Madhe, ka bërë që banesa e fermerit në bagëtinë e të cilit u identifikua mikrobi, por dhe gjithë zona përreth, t’i nështrohet një dezinfektimi të plotë. Ndërsa familjarët i janë nënshtruar analizave e ekzaminimeve përkatëse.

Njëri prej viçave të fermerit Nikollë Brahimaj në fshtin Lohe, të komunës së Shkrelit ka shfaqur shenjat e sëmundjes së plasjes, ose siç njihet ndryshe, antraksit. Ka qenë vetë fermeri që ka dalluar këto shenja dhe ka lajmëruar veterinerin e komunës.

Pasi është vërtuar se viçi kishte pikërisht këtë sëmundje është vënë në dijeni drejtoria e Shëndetit Publik dhe ajo e Bujqësisë e Ushqimit. Sipas veterinerit Sabri Mehmeti, shenjat ishin të qarta dhe është bërë groposja e bagëtisë dhe dezinfektimi i gjithë territorit përreth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›