Plotësisht shumetnik

Multietniciteti në Kosovë po rritet.
Zyrtarisht, tani edhe malazezët janë komunitet pakicë në Kosovë.
Nisma për trajtimin e këtij komuniteti me ligj është miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe tani kjo çështje është proceduar në Kuvend.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj ka përshëndetur të mërkurën nismën që edhe ky komunitet të jetë pjesë e komuniteteve në vend.
“Një iniciativë e tillë është përkrahur nga Qeveria e Kosovës dhe kjo do ta ketë ecurinë e vet deri në miratimin e saj nga ana e Kuvendit të Kosovës. Institucionet e vendit janë të përkushtuara për të respektuar diversitetin politik, etnik e kulturor në vend si një begati. Komunitetet në Kosovë janë të barabarta edhe me Kushtetutë dhe ka përkushtim të institucioneve të vendit për realizim të të drejtave të tyre politike, arsimore, gjuhësore dhe kulturore”, tha Manaj.
Ndërsa, përfaqësuesja e këtij komuniteti, Snezhana Karaxhiq tha se kjo është ditë shumë e rëndësishme për komunitetin malazez në Kosovë, pasi që, sipas saj, ditë më parë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria e vendit që ta fillojë procedurën e amendamentimit të Ligjit për të drejtat e komuniteteve pakicë, me qëllim që edhe komuniteti malazez të njihet ligjërisht si komunitet.
Kryetari i ish-Shoqatës së malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, ka kontestuar Snezhana Karaxhiqin, duke e quajtur atë serbe të Kosovë dhe se, sipas tij, ajo nuk mund ta përfaqësojë komunitetin malazez.
Mirëpo, vetë Snezhana është deklaruar malazeze para gazetarëve duke e quajtur veten përfaqësuese të denjë të malazezëve të Kosovës.
Edhe Zëvendëskryeministri Ramë Manaj tha se institucionet e Kosovës e njohin si legjitime Karaxhiqin.