E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet turisti çek, humbi dje në malin e Jezercës

Është gjetur në Malin e Jezercës turisti çek, i cili u aksidentuar ditën e djeshme.

Një helikopter AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë që ka filluar kërkimet në orët e para të mëngjesit të sotëm ka bërë të mundur gjetjen e personit i cili rezultonte i humbur prej mesditës së djeshme.

Aktualisht helikopteri po bën transportimin e të plagosurit për në spital, me qëllim evidentimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Mësohet se turisti ka qenë me një grup alpinistësh duke u ngjitur në malin e Jezercës por ka rrëshqitur nga një lartësi e madhe.

Turisti çek rezultonte i humbur që prej ditës së djeshme por pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tij.

Mali i Jezercës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë dhe është i lartë 2694 m mbi nivelin e detit.  Jezerca prej disa vitesh është kthyer në sfidën e alpinistëve të huaj e shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›