E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netët e Muzikës Klasike për 7 ditë në Durrës

Stina e nxehtë e verës ka zhvendosur aktivitetet kulturore, në bregdet. Në fillim të gushtit Bashkia e qytetit të Durrësit ka bërë publik një kalendar aktivitetesh kulturore, që do të zhvillohen për gjatë gjithë verës. Aktiviteti i radhës i takon Bienales “Netët e Muzikës Klasike”, e cila do të mbledhë për 7 ditë rresht 25 artistë nga europa me një itinerar kronologjik të etapave më të rëndësishme të muzikës instrumentale ndër shekuj.
Festivali Ndërkombëtar “Netët e muzikës Klasike” në Durrës nisi verën e vitit 2003 si një projekt i hedhur në tryezën e Bashkisë së Durrësit, me synimin për të promovuar talentet e reja. Por në edicionin e katërt të tij, ai ka marrë përmasat e një aktiviteti të rëndësishëm kulturor që prek kufijtë e mjaft vendeve të Europës. Për zhvillimin e koncertit janë përzgjedhur kisha Ordodokse e qytetit, Muzeu Arkeologjik, Galeria Jozef si dhe Teatri “Aleksandër Mosiu”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›