Specialistët: Gripi i derrave të prek vetëm një herë
Specialistët deklarojnë se një person që ka kaluar një herë virusin e gripit të derrit nuk preket me. Dhimitër Kraja, shef i shërbimit Infektiv, pranë QSUT, deklaron se numri i rasteve krahasuar me 2-3 javët e para ka ardhur në rënie
TIRANE-Specialistët deklarojnë se një person që ka kaluar një herë virusin e gripit të derrit, virusi nuk mund t'i rikthehet përsëri. E duke qenë se të gjitha format që janë kapur në vendin tonë në këtë periudhë kanë qenë të lehta, do të ishte i favorizuar ai që e kalon këtë virus gjatë kësaj periudhe. Dhimitër Kraja, shef i shërbimit Infektiv, pranë Qendrës Universitare Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë, deklaron se numri i rasteve krahasuar me 2-3 javët e para ka ardhur në rënie. Sipas tij deri më tani pranë këtij shërbimi në QSUT janë trajtuar 5 raste të konfirmuar me grip derri, prej të cilëve 3 kanë marrë edhe medikamentin e Tamiflusë. Po ashtu, ai shpjegon se në Infektiv kanë qëndruar të shtruar 36 raste të dyshuar, prej të cilëve katër janë trajtuar me tamiflu. Po sipas profesor Krajës, virusi i shfaqur tek pacientët ka qenë i formës së lehtë ose të mesme. Ajo që është për t'u theksuar është fakti se deri më tani asnjë rast, i konfirmuar apo i dyshuar me gripin pandemik, nuk është shoqëruar me komplikacione apo pasoja për jetën. Ndërkohë tre ditë pas konfirmimit të rasteve të reja me gripin pandemik në vendin tonë në laboratorin e virologjisë në ISHP po analizohen rreth 336 mostra të marra te pacientë nga i gjithë vendi. Këta pacientë kanë paraqitur shenja klinike të gripit të zakonshëm por pas laboratorit të ISHP, konfirmimin përfundimtar nëse këta persona jane të infektuar nga A/H1N1 apo jo do ta japë laboratori i referencës në Bukuresht. Po të njëjtën ditë që mbërritën përgjigjet për katër persona të tjerë të prekur nga Bukureshti, në këtë laborator janë nisur mostrat për dy persona të tjerë të dyshuar.
(d.b/GSH/BalkanWeb)