Rastet kur nuk rrezikoni të humbisni pronën për shkak të verifikimit të titujve
Komisionet vendore marrin në shqyrtim edhe denoncimet e qytetarëve për uzurpim të pronës. Sa do të zgjasë procedura dhe rastet kur do t’i drejtohen gjykatës
Laureta Rryçi
Komisionet vendore përcaktojnë rastet kur qytetarit nuk i humbet e drejta e pronës në rastet kur do të verifikohen titujt e pronësisë. Gazeta “Albania” ka siguruar kriteret e përcaktuara dhe po i publikon ato në numrin e sotëm. Sipas këtyre kritereve, asnjë nuk rrezikon të humbasë të drejtën mbi pronësinë nëse gjatë verifikimit vërtetohet se më 1.8.1991 personi në emër të të cilit është lëshuar akti i marrjes së tokës në pronësi ka qenë anëtar i kooperativës bujqësore dhe plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”. Po kaq i vlefshëm është edhe kriteri
kur verifikohet se sipërfaqja për të cilën më 1.8.1991 është lëshuar akti i marrjes së tokës në pronësi figuron në regjistrat e kadastrave vetëm me cilësinë e zërit “tokë bujqësore” (bimë arash, pemëtore, vresht, ullishte).
Kriteret
Sipas komisioneve vendore për verifikimin e titujve të pronësisë, do të quhen të ligjshme aktet e pronësisë kur madhësia e sipërfaqes së dhënë për familjen bujqësore është mirëllogaritur si prodhim i normës për frymë të fshatit me numrin e frymëve të familjes, gjendje më 1.8.1991, në regjistrin e zyrës së gjendjes civile, pavarësisht shtesave ose pakësimeve të këtij numri në periudhën vijuese. Në rast se ka konflikte mes palëve, komisioni vendor rishqyrton, në rrugë administrative, konfliktet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet palëve në rastet kur kjo është kërkuar me vendim të formës së prerë të organeve gjyqësore. Në këtë rast, KV (komisioni vendor), brenda 20 ditëve nga data e vendimit të organeve gjyqësore, merr vendimin përfundimtar për zgjidhjen e konfliktit, përmbajtja e të cili u njoftohet palëve. Evidenton madhësinë dhe vendndodhjen e sipërfaqes së tokës bujqësore, të liruara nga mbajtja dhe përdorimi i paligjshëm i tyre nga persona fizikë ose juridikë, pas procedurave të realizuara sipas përcaktimeve në ligjin për shqyrtimin e titujve të pronësisë. Për tokat e liruara, KV harton procesverbalin përkatës, në përmbajtje të të cilit pasqyrohen vendndodhja (fshati dhe komuna ose bashkia), numri kadastral i ngastrës, sipas regjistrit të SAMT-së dhe sipërfaqja, në metër katror, e shoqëruar me një planimetri manuale. Ky procesverbal i dorëzohet përgjegjësit të SAMT-së së qarkut përkatës.
Verifikimi
Në ligj është parashikuar mënyra se si do të realizohet procesi i verifikimit të titujve të pronësisë. Në bazë të ligjit, me këtë proces do të merret Komisioni Qeveritar i Tokës, që funksionon pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe kryesohet nga zëvendëskryeministri. Komisioni në fjalë do të drejtojë dhe do të mbikëqyrë veprimtarinë e komisioneve vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë nëpërmjet vendimeve që merren në mbledhje, akteve që përgatiten nga sekretariati i KQT-së, kontrolleve që ushtrohen nga KV-të, si dhe marrjes së informacionit për ndarjen e tokës nga struktura të ndryshme shtetërore dhe nga shtetas. Ky komision gjithashtu do të marrë vendime për zgjidhjen e konflikteve territoriale ndërmjet qarqeve për kufijtë e zërit kadastral të tokës bujqësore, si dhe do të shqyrtojë ecurinë e verifikimit nga KV-të për zbatimin e akteve të nxjerra gjatë periudhës së kryerjes së reformës së tokës nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për kalimet ose ndryshimet e sipërfaqes së tokës bujqësore nga njëri qark te tjetri, nga njëra komunë ose bashki të tjera, nga njëri fshat te tjetri dhe të ndryshimeve të tjera të tokës, të destinuar për ndarje. KQT-ja gjithashtu u propozon organeve eprore dhënien e masave disiplinore dhe administrative ndaj drejtuesve të organeve të qeverisjes vendore dhe strukturave të tjera shtetërore, veprimtaria e të cilave lidhet me krijimin e titujve të pronësisë mbi tokën, për çdo rast, kur vëren moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet e tjera nënligjore, në zbatim të tij.
Titujt që njihen
Në bazë të ligjit, do të njihen të gjithë titujt e pronësisë të dhëna për sipërfaqet që në datën 1.8.1991 kanë figuruar në regjistrat kadastralë, në zërin “Tokë bujqësore” dhe janë përfshirë në territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 7501 “Për tokën”. Po kështu do të njihen titujt e pronësisë për sipërfaqe të tjera të tokave bujqësore, të administruara nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore, të kaluara për ndarje për fshatrat e ish-kooperativave bujqësore vetëm me miratim të ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, deri në kohën e hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 8337, datë 30.4.1998, “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”. Qeveria gjithashtu ka parashikuar që të njohë titujt e pronësisë mbi sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave të përcaktuara në Ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”.
Titujt që nuk njihen
Nuk janë objekt i dhënies së tokës në pronësi dhe i krijimit të titujve të pronësisë të gjitha sipërfaqet e tjera, që më 1.8.1991 nuk kanë figuruar në regjistrat kadastralë në zërin “Tokë bujqësore”, si pyje, livadhe, kullota, tokë pyjore dhe sipërfaqe të tjera të tokës jobujqësore. Familjet fshatare ose individët që faktikisht e përdorin tokën bujqësore dhe e shfrytëzojnë atë në kufijtë e pretenduar prej tyre, si pronë e parakolektivizimit dhe që nuk kanë pranuar të pajisen me aktin e marrjes se tokës në pronësi, mund ta kërkojnë dokumentacionin ligjor të pronësisë, sipas procedurave të përcaktuara në Ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. Nuk mund të bëhet kërkesë për t’u pajisur me dokumentacion pronësie kur sipërfaqja e tokës së pretenduar u është dhënë më parë në pronësi personave të tjerë, në bazë të dispozitave të Ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”.
Ndalimi
Ligji për vlefshmërinë e titujve të pronësisë parashikon dhe ndalimin e zaptimit të paligjshëm të tokës. Sipas këtij projekti, organet e qeverisjes vendore ngarkohen të ndalojnë çdo zënie dhe përdorim të tokës, në kundërshtim me këtë ligj. Në rastet e pushtimit të tokës bujqësore, në pronësi të shtetit, detyrimin e bërjes së denoncimit e kanë zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës. Në rastet e pushtimit të tokës bujqësore, dhënë në pronësi ose në përdorim, personave që e zotërojnë, sipas ligjit, të drejtën e denoncimit e kanë vetë pronarët ose përdoruesit e tokës bujqësore. Denoncimi duhet të bëhet me shkrim pranë komisioneve vendore, të cilat nisin hetimin dhe gjobisin me gjobë pushtuesin e tokës.
Si do të funksionojnë komisionet vendore
Mbledhjet do të thirren dhe drejtohen nga prefekti. Në mbledhje prefekti mund të thërrasë edhe drejtues të institucioneve shtetërore që ushtrojnë veprimtari në juridiksionin e qarkut, drejtues të qeverisjes vendore, të cilët kanë lidhje dhe informacion me çështjet konkrete që shqyrtohen
Për çdo informacion, përveç relatorit përkatës ose grupit të punës që ka verifikuar çështjen, çdo pjesëtar i KV-së është i detyruar të shprehë mendimin e vet, i cili shënohet në procesverbalin e mbledhjes. Procesverbali nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e KV-së që janë pjesëmarrës në mbledhje
Vendimet merren vetëm në praninë e anëtarëve dhe të prefektit me votim të hapur. Vendimet do të quhen të vlefshme atëherë kur të votojnë pro më shumë se 50 për qind e numri të përgjithshëm të anëtarëve të KV-së. Prefekti nuk merr pjesë në votim, por është përgjegjës për mbarëvajtjen dhe respektimin e procedurave
Pas verifikimit të dokumentacionit zyrtar dhe veprimtarisë së kryer nga ish-komisionet e tokës së fshatit, komunës dheose bashkisë, si dhe komisioni i tokës së qarkut (ish-rrethi) në procesin e ndarjes së tokës, arrin në përfundime të bazuara ligjore dhe merr vendime për saktësimin e kufijve të tokës bujqësore, ndërmjet rretheve, brenda juridiksionit të qarkut, ndërmjet komunave dheose bashkive, brenda rrethit si dhe ndërmjet fshatrave (subjekteve), brenda territorit të komunës dheose bashkisë
Për konfliktet ndërmjet familjeve bujqësore ose individëve të një fshati, si dhe ndërmjet tyre dhe ish-komisioneve të ndarjes së tokës
Kërkon kryetarëve të komunave ose të bashkive plotësimin e akteve të marrjes së tokës në pronësi, për familjet bujqësore ose individët e ish-kooperativave bujqësore
7 Gusht 2009