E Diel, 1 Nëntor 2026

U gjendet hashash në fshat, pranga vendorëve

Operacioni "Era e Jugut", dërgon në qeli kryetarin e komunës Frashër dhe kryeplakun e fshatit Miçan, si dhe asgjesohen rreth 1114 bimë narkotike Kanabis Sativa. Mosraportimi në organet e drejtësisë për mbjelljen e kanabisit në zonën që ai drejton ka sjell arrestimin e kryekomunari Tomorr Kotorri. Ndërsa kryeplaku Faslli do të akuzohet për veprën penale të kultivim të bimëve narkotike, pasi në momentin e konstatimit të këtyre parcelave nga ana e policisë , në afërsi të tyre është gjetur kryeplaku i fshatit Miçan. Kështu si rezultat i këtij operacioni , u bë e mundur që në fshatin Miçan të komunës Frashër të rrethit Përmet, në afërsi të banesave dhe rrethinave të këtij fshati , të evidentohen 14 parcela të kultivuara me bimë narkotike të dyshuara si Kanabis Sativa. Në këto parcela numri i bimëve të kultivuara varionte nga 40 deri në 300 bimë , dhe bimët varionin nga 1 metër deri në 4 metra të larta. Pas kryerjes se veprimeve proceduriale bimët janë asgjësuar me anë të djegies , ku deri në këto momente në të 14 parcelat janë asgjësuar rreth 1114 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Kanabis Sativa.
Ndërkohë sipas policisë kryetari i komunës dhe kryeplaku nuk kanë dhe asnjë informacion për kultivim të këtyre bimëve në territoret që ata mbulojnë duke sjell edhe arrestimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›