E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kournikova dëshiron të bëhet nënë



Tenistja e famshme, Ana Kournikova, ka ritheksuar faktin që është shumë e dashuruar me këngëtarin Enrike Iglezias.
Çifti ka që në vitin 2002 që është bashkë dhe Kournikova ka shprehur dëshirën për të krijuar familje.
“Ne mundohemi ta mbajmë lidhjen tonë sa më larg mediave dhe nuk më pëlqen të lexoj gazetat apo revistat në lidhje me programet e Anës, martesën apo ndarjen”, - është shprehur tenistja për revistën “Britain’s Glamour”.
“Do të doja të kisha fëmijë tani e tutje. Unë jam 28 vjeçe dhe ka ende shumë gjëra që duhet t’i bëja më parë“, - shtoi Ana.
Kournikova pranon që sekreti i lidhjes së suksesshme dhe të gjatë me Enrike është besnikëria dhe respekti.
“Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Jemi të dy të pavarur, por përpiqemi të mos rrimë shumë gjatë larg njëri-tjetrit. Kur Enrike është larg më mungon shumë humori i tij, ai di si të më bëjë të qesh mua dhe veten e tij, është shumë i këndshëm”, - shprehet tenistja me famë botërore.

Pergatiti: Manuela Kau

6 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›