E Diel, 1 Nëntor 2026

Piramida debat Berisha-Rama

Pas nje debati te ashper mes kryeministrit Berisha dhe kreut te bashkise se Tiranes Edi Rama komiteti shteteror per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar shpalli konkursin nderkombetar per projektin e ndertimit te godines se re ne vend te Qendres Nderkombetare te Kultures. UPDATE

Berisha deklaroi se me kete projekt mundesohet krijimi edhe i pallatit te drejtesise prane godines se kryesise se Kuvendit.

Nuk jemi mbledhur te bejme avokatine e mauzoleut te diktatorit. Duhet te keni kurajo te thoni te vertetat dhe jo ti mohoni dhe maskoni ato. Kryearkitekti i asaj godine u deklaroi shqiptareve ne Top Channel se ishte parashikuar edhe varri i diktatorit tha Berisha.

Nuk ka diskutim qe do jete ky komitet ai qe do te percaktoje arkitekturen e Parlamentit te ri por ky komitet ka te gjithe tagrin tu ofroje arkitekteve zonen. Zoteri piramida do te prishet. Ajo siperfaqe aty eshte jetike per ndertimin e Parlamentit theksoi Berisha.

Nderkohe Edi Rama e akuzoi Berishen se po vepron me metoda talebane dhe enveriste ndaj objekteve te trashegimise historike.

Ai mbrojti idene e transforimimit te godines se piramides permes nje projekti te realizuar me nje konkurs nderkombetar sic behet ne te gjithe boten e qyteteruar pjese e te ciles synojne te behen edhe shqiptaret.

Rama kerkoi edhe zgjidhjen e problemit te televizionit kombetar Top Channel qe prej vitesh ndodhet ne ambientet e QNK-se.

Duhet te zgjidhim problemin e Top Channel qe vazhdon te jete ne nje gjendje jo te tolerueshme per vete menyren se si jane ndertuar marredheniet mes qeverise dhe medias tha Rama.

Kryebashkiaku kujtoi miratimin e projektit per godinen e parlamentit te kryesia e kuvendit nje prej projekteve me te mira qe do te sillte nje ndertese unike ne llojin e saj.

Po ashtu ai kujtoi edhe shpenzimin e miliona lekeve ne idene per ndertimin e teatrit kombetar ne ambientet e piramides para keto te kontributeve te shqiptareve ne buxhetin e shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›