Rrëzohet aeroplani me 40 udhëtarë në Afganistan

Gjithsejtë 40 udhëtarë, në mesin e të cilëve gjashtë të huaj, si dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, gjendeshin në aeroplanin e kompanisë “Pamir Airways”, i cili është rrëzuar gjatë ditës së hënë në territorin e Afganistanit.
Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët pohuan se aeroplani ka fluturuar nga qyteti verior Kunduz në afërsi të kryeqendrës Kabul dhe është zhdukur në orën 8.00 sipas kohës lokale.
“Konfirmoj se avioni i cili ka bartur 40 udhëtarë dhe pesë persona nga ekuipazhi është rrëzuar në afërsi të vendkalimit Salang”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë.
Vendkalimi Salang gjendet rreth 100 kilometra në veri të Kabulit.
Deri më tani arsyeja për fatkeqësinë nuk është e qartë, por me siguri incidenti ka ndodhur për shkak të motit me shi në kryeqendër dhe në rrethinën e saj.
Kompania ajrore “Pamir Airways” lajmëroi se në avionin ka pasur edhe gjashtë shtetas të huaj.