Rasti Kleçka, u zgjatet paraburgimi të akuzuarve
Gjykata e Qarkut në Prishtinë u ka zgjatur për një muaj paraburgimin pesë të akuzuarve për rastin Kleçka, ndërsa për tre të tjerë vazhdohet masa e arrestit shtëpiak. Vendimi u është kumtuar sot palëve mbrojtëse dhe është konfirmuar për radion Evropa e Lirë nga avokati Bajram Tmava.
Zgjatja e paraburgimit, pasoi kërkesën e prokurorit të EULEX-it, Muarizio Salustro i cili kërkoi jo një, por dy muaj të tjerë paraburgim, për të pandehurit.
Ndërkohë, për të akuzuarit e tjerë të cilët gjenden në arrest shtëpiak, është kërkuar vazhdimi i kësaj mase.
Rasti Kleçka përfshinë edhe dyshimet dhe akuzat ndaj deputetit Fatmir Limaj për krime lufte, por ndaj tij gjykata nuk mund të shqiptoj masa të tilla përderisa atë e mbron mandati dhe imuniteti i deputetet.