E Shtunë, 31 Tetor 2026

James Berisha lobon në Sudan

Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 10:48

Piloti James Berisha është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit dhe me drejtorin e divizionit për Evropën, Abdelwahab Higazi.

Higazi i ka premtuar Jamesit se çështja e njohjes së Kosovës është vetëm çështje kohe dhe që priten rezultate të reja në takimin e ardhshëm të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në shtator.

“Udhëheqësit në Sudan po e përcjellin me shumë kujdes dhe interesim çështjen e Kosovës dhe procesin e njohjeve nga shtetet në mbarë botën. Deri tani, Sudani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të problemeve të tyre me Sudanin Jugor dhe Darfurin”, ka njoftuar piloti shqiptaro-amerikan.

James Berisha të martën është takuar edhe me Ministrin e Turizmit dhe kabinetin e tij, ku në mënyrë indirekte ka kërkuar përkrahjen e kësaj ministrie dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve në fushën e afarizmit në përgjithësi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›