"Rasti Medicus", Dick Marty në Kosovë në cilësinë e dëshmitarit
PRISHTINË- Dick Marty, senatori zviceran që vitin e kaluar bëri bujë me një raport që akuzonte udhëheqës të UÇK-së se kanë transplantuar ilegalisht organe të robërve të luftës së vitit 1998-1999, ka arritur në Kosovë sipas disa burimeve të gazetës kosovare Zëri.
Gazeta raporton sot se Marty ka mbërritur në Kosovë në cilësinë e dëshmitarit për një rast tjetër, atë “Medikus”, ku dyshohet se janë kryer transplantime pas luftës në Kosovë. Marty ishte thirrur për të dëshmuar për rastin Medikus me 18 qershor, sidoqoftë vizita e tij e mundshme në Prishtinë më herët mund të jetë bërë për shkaqe sigurie