Biznesi "Po" 2 projekteve te reja fiskale te qeverise Eglantina Nasi
Biznesi shqiptar ka pranuar dy projektet e reja te qeverise, ne sektorin fiskal, te cilat kane te bejne konkretisht me disa ndryshime ne ligjin ekzistues te akcizave, si dhe ate per tatim-fitimin. Te marra ne shqyrtim, gjate nje takimi te posacem te Keshillit Konsultativ te Biznesit, keto dy projekte kane gjetur miratimin e ketij organizmi, edhe pse me disa sugjerime te reja prej tij. I tille ka qene per shembull ai qe tatim-fitimi te paguhet ne fund te cdo 3-mujori dhe jo ne fillim te tij, sic percaktonte ne fakt varianti i qeverise lidhur me ndryshimet e reja ne ligjin e ketij taksimi. Ne kete menyre, projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin 'Per Tatimin mbi te ardhurat', te ndryshuar", eshte kaluar nga biznesi ne formen e tij perfundimtare, duke parashikuar qe tatim-fitimi te paguhet me 4 keste ne muaj, ndryshe nga sa ka qene deri tani, 1 here ne muaj. Kujtojme ketu, se vetem disa dite me pare, Dhoma e Tregtise dhe Industrise, ka dale me nje deklarate publike, ne kundershtim ndaj ketij projektligji, duke pohuar se ai e penalizon biznesin me parapagesen e ketij tatimi. Por mesa duket, dakordesimi me autoritetet e Financave per pagesen e tij, te pakten ne fund te cdo 3-mujori dhe jo ne fillim te tij, te jete varianti i perbashket dhe final i ketij projekti. Nga ana e tij, zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj, i pranishem ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Konsultativ te Biznesit, e ka siguruar biznesin se parapagimi i tatimit nje here ne tre muaj nuk sjell kosto shtese per sipermarrjen private. Ndersa ne lidhje me diskutimin e projektligjit "Per dispozitat zbatuese te ligjit "Per akcizat", ai u shpreh se nuk do te kete asnje shmangie nga parimet e ligjit "Per akcizat", i cili ende nuk ka marre miratimin e Parlamentit. "Ne jemi ne kohe per te futur cdo koment, verejtje, propozim, shtese qe mund te keni ne lidhje me kete projekt dhe do te mirepresim cdo propozim te tille", - tha ai. Ky projektligj, eshte cilesuar prej tij, ne frymen e ligjit ekzistues per sa i perket thjeshtesimit, lehtesimit, modernizimit dhe ne teresi te filozofise europiane per vendosjen, monitorimin dhe mbikeqyrjen e takses se akcizes. Dhe se nga ana tjeter, jep bazat e qarta ne lidhje me menyren transparente te administrimit te akcizes nga ana e administrates doganore. Sikunder, ne te eshte percaktuar qarte kur behet pagesa e akcizes, qe lidhet me hedhjen ne konsum te mallrave. Pa harruar t'i permende biznesit se nje risi tjeter e ketij projekti, eshte edhe ajo e harmonizimit te kodeve tarifore te mallrave te akcizes me te njejtet mallra te akcizes te Bashkimit Europian, si edhe miremenaxhimi i akcizes nga ana e administrates.
Akcizat, nga 1 korriku do te administrohen nga Dogana
Dispozita kryesore qe do te zbatohet pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri te akcizave, parashikon administrimin e ketij lloj taksimi te vecante qe nga 1 korriku, nga administrata doganore. Sipas zv.ministrit te Financave, Alfred Rushaj, ky ligj parashikon ne vetvete parapagimin ne dogane te ketij tatimi edhe ne formen e nje sigurimi te detyrueshem, konform kerkeses se bizneseve. Nder te tjera, ligji i ri i akcizave perfshin ne ndryshimet e tij dhe rritjen e akcizes per pijet alkoolike, deri ne 20 per qind, ne varesi te perqindjes se alkoolit te pijes. Nje element i rendesishem qe rrit transparencen dhe thjeshton procedurat, cilesohet edhe ai i menaxhimit te akcizave nepermjet platformes online.
Rushaj, apel: Tatim-fitimi, jo parapagim
"Eshte e rendesishme qe te sqarohet se pagesa e tatim-fitimit nuk eshte parapagim". Ky ka qene apeli i bere ndaj biznesit, prej zv.ministrit te Financave, Alfred Rushaj, gjate sqarimit te ndryshimeve qe i jane bere ligjit "Per tatimin mbi te ardhurat". Duke shtuar se synohet qe te zbatohen sugjerimet e Bankes Boterore, sipas se ciles, pagesat mujore i harxhojne kohe te vyer biznesit. "Gjate periudhes vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan ne llogarine e organeve tatimore, keste tre-mujore te tatimit mbi fitimin, jo me vone se data 15 e muajit janar, prill, korrik dhe tetor", - parashikon konkretisht ndryshimi ne ligjin e lartpermendur.