Samiti Boteror per Informacionin: Shqiperia, hapa para Eglantina Nasi
Shqiperia ka bere mjaft hapa para ne fushen e teknologjise se informacionit dhe komunikimit (TIK). Nje fakt i tille eshte bere me dije gjate punimeve te Samitit Boteror mbi Shoqerine e Informacionit (WISIS), i zhvilluar ne Gjeneve te Zvicres. Te njohur me arritjet konkrete te Shqiperise ne kete fushe, si edhe ne ate te dixhitalizimit te shoqerise se saj ne teresi, ekspertet e ketij forumi te larte boteror, kane dhene mbeshtetjen e tyre per ecurine e strategjise perkatese, qe ka shpallur qeveria shqiptare ne kuadrin e saj. Samiti Boteror mbi Shoqerine e Informacionit, si nje nisme e Organizates se Kombeve te Bashkuara per te krijuar nje platforme te perbashket per promovimin e Shoqerise se Informacionit ne nivel kombetar, rajonal dhe nderkombetar, duke perfshire pale te ndryshme te interesit, e ka pare me interes ecurine e vendit tone ne kete aspekt, gjate viteve te fundit. Ashtu sic ka vleresuar edhe raporti me i fundit i "World Economik Forum" per teknologjine, duke e listuar vendin tone me shume vende para, ne krahasim me renditjen e vitit te kaluar, pikerisht per rezultatet konkrete ne ecurine e projekteve te dixhitalizimit te shoqerise ne teresi, edhe ky samit, ka bere te njejten gje. Nga ana e tij, ministri shqiptar i Inovacionit dhe Teknologjise se Komunikimit dhe Informacionit, Genc Pollo, ka prezantuar para homologeve nga shume vende te botes, disa nga arritjet e Shqiperise ne keto fusha, te filluara rreth pese vite me pare. Konkretisht, celja e Qendres Kombetare te Regjistrimit dhe te Licencimit te biznesit, instalimi dhe fillimi i operimit te sistemit te prokurimit elektronik, si edhe digjitalizimi i Regjistrit Kombetar Civil te shtetasve, jane vleresuar nga ekspertet nderkombetare si hapa mjaft te rendesishem per boten e dixhitalizimit te shoqerise. Sikunder, kane marre ne konsiderate edhe hapat e tjere te qeverise shqiptare, si ajo e ofrimit te sherbimeve te qeverisjes nepermjet internetit ne sistemin e tatim-taksave, sistemit doganor, apo sistemi i krijuar rishtas per ankimimin online te shtetasve ne sistemin gjyqesor. "Shume nga sherbimet shteterore per biznesin, - beri me dije Pollo, lidhur me nje fakt te tille, - jane online dhe kjo ka ndihmuar ne mireqeverisje dhe permbushjen e objektivave te qeverise shqiptare per rritje te transparences dhe zvogelim te korrupsionit". Nga ana tjeter, Samiti Boteror mbi Shoqerine e Informacionit, ka dhene nje vleresim pozitiv edhe per arritjet ne sektorin e telekomunikacionit, me liberalizimin e tregut, rritjen e konkurrences, si dhe uljen e cmimeve te bisedave telefonike, te realizuara ne Shqiperi vitet e fundit.