Rasti “Patozi”, të përdorësh gazetën për të vrarë
Bukuria e fjalës u vesh me tisin e zi. Njëlloj si dordolec, e ndrequr me lecka. Tentoi t’i dhuronte një copëz jetë, por u përdor keq. Fjala. Për turp, e destinuar të harxhohet shpejt. Dhe për shkak të spekulimit, trillimeve dhe shkatërrimit të jetës së tjetrit pa fakte... Si dikur në kohët e mbrapshta të diktaturës. Sa keq që trashëguam pjesën më të keqe të kuçedrës së kuqe. Mania të merresh me privatësinë e tjetrit, aty ku nuk ka të drejtë të ndërhyjë askush. Aq më keq të sajosh një çift të paqenë. Protagonistë të tyre i bën dy figura të respektuara në PD, e nënkryetarit Astrit Patozi dhe zëdhënëses Erla Mëhilli. Tek i pari njohim politikanin serioz, njeriun që prodhon politikë dhe armën e fortë ka argumentet. Tek e dyta, njohim vajzën që solli një risi në PD, sapo vuri këmbën në selinë trekatëshe të demokratëve. Ajo u shfaq premtuese, krejt ndryshe nga zëdhënëset e tjera politike që nuk dinë të lexojnë para kamerave as ato që u kanë shkruar të tjerët. Dhe përherë në qendër të sulmeve janë më të mirët... Kundërshtari politik sulmon duke fyer përmes përdorimit të mediave. Në mënyrë fyese? Sepse nuk ka gjetur dot rrugë të drejtpërdrejta, duke përdorur gazetën për të vrarë...
Më ka rastisur të shfletoj faqet e “Blue Tooth”. Kur e kam në duar gjëja e parë që bëj shikoj fotografitë. Në një lloj të tillë, ato janë lajmi i parë. Nëse ato nuk janë treguese, reale, faqet e thashethemeve i mbyll shpejt pa interesin më të vogël për të lexuar as rreshtin e parë... Në numrin e fundit të “Blue Tooth”, mungonte një foto ilustruese e lajmit. Përveç një montazhi që hidhte poshtë çdo rresht të shkruar. Dhe në këtë rast të paditurin duhet mësuar. Nëse mohohet gabimi, është gabim i dyfishuar. Spekulimi, trillimi, bëhet i rrezikshëm kur në mes është jeta private, aq më tepër e figurave publike. Nuk ka krijesë pa dashuri. Por askush nuk mund ta shpërdorojë atë. Etika gazetareske minimalisht kërkon dy burime ose një dëshmitar real për të ndërtuar një lajm. Në shkrim flisnin, “gojët e liga”... Etika nuk i njeh as si frymorë, as lëndë për gazetarinë, veçse në qofshin demonë, të futur nëpër skuta të errëta dhe të shfaqura në formën më të turpshme të mundshme. Astrit Patozi ka vendosur t’i drejtohet drejtësisë, sepse ajo është rruga e jetës. Kësaj here pa menduar lutjen: “Fale o Zot se nuk dinte se çfarë shkruante...” Sepse ka të drejtë, atij i është cenuar jeta private, e shenjtë për çdo njeri, ndaj ka vendosur ta mbrojë, që rasti i tij të mos përsëritet me të tjerët. Duke ruajtur të paprekur konsideratën më të lartë për fjalën e lirë, për misionin e shtypit dhe për profesionin e nderuar të gazetarit, z. Patozi e konsideroi dje sulmin ndaj tij si një precedent të rrezikshëm dhe ogur të keq që mund t’i hapë rrugë një epidemie të panjohur më parë në gazetarinë e shkruar shqiptare. Vetë ai dikur punoi gazetar. Ishte një ndër më objektivët dhe profesionistët në gazetarinë shqiptare, por sot me dhimbje është i detyruar t’i drejtohet gjykatës në një përballje që se kishte menduar kurrë më parë, sepse e ndien të moralshme...