Olldashi: Trualli lulishte është tokë shtetërore
Ministri: Aty do të ngrihej një korrupsion shumëkatësh
Përplasja qeveri-bashki, Olldashi: S’ka leje ndërtimi
Një lulishte më tepër do të ketë kryeqyteti shqiptar me mbushjen e gropës së hapur që ndodhej në mes të Tiranës. Ministri i Punëve Publike, Transport dhe Telekomunikacionit tha dje për median se tashmë i është shtuar kryeqytetit një lulishte më shumë. Sipas tij, kjo lulishte do të bëhet në një vend ku pritej të ndërtohej një korrupsion shumëkatësh. Të gjitha këto ministri Olldashi i tha dje në një konferencë shtypi, ku i ka dhënë përgjigje konfliktit të krijuar pas përplasjes të Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Ndërtimit, përplasje që erdhi për shkak të prishjes së një muri në qendër të kryeqytetit, për mbushjen e një grope që ishte hapur tash sa kohë. Mbushja e gropës ka nxitur reagimin e Bashkisë së Tiranës, e cila më pas ka krijuar edhe konfliktin mes dy pushteteve. Por, ministri Olldashi ka deklaruar publikisht se bashkia ka shkelur ligjin, pasi po përpiqej të ndërtonte në një tokë shtetërore. “Jo vetëm që nuk kemi shkelur hapësirat e Bashkisë së Tiranës, por po i dhurojmë Bashkisë së Tiranës një hapësirë deri dje të izoluar, në funksion të qytetarëve. Pati pretendimin se ka leje ndërtimi në këtë truall. Nuk ka leje ndërtimi në këtë truall, të paktën në të gjithë dijeninë dhe verifikimet që ne kemi bërë pranë Bashkisë së Tiranës”, - kështu ka deklaruar ministri Olldashi, duke përligjur kështu pretendimet e Bashkisë së Tiranës, se është shkelur ligji dhe kompetencat e saj. Më tej, Olldashi ka sqaruar se ka pasur procedura për një leje sheshi, por do të ishte më keq nëse do të kishte një leje ndërtimi, sepse do të ishte një leje ndërtimi e dhënë në një pronësi shtetërore që do të përbënte një rast flagrant korrupsioni. “Unë besoj se nuk ka një leje ndërtimi dhe jam i informuar që nuk ka një leje ndërtimi. Ka vërtet një tentativë për të ndërtuar në atë truall, përfshi këtu edhe truallin shtetëror dhe kjo është tentativë e grupeve dhe interesave të errëta pranë kryetarit të bashkisë, zotit Rama”, - tha Olldashi. Ministri Olldashi tha se është ndërhyrë, pasi nuk kishte kuptim rrethimi në mes Tiranës, por ai nuk e përjashtoi idenë e ndërtimit në atë zonë, nëse bashkia jep leje ndërtimi. Në bazë të dokumentit të qeverisë, toka është futur në fondin e Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave më datë 19 dhjetor të vitit 2007. Në bazë të dokumentit të Hipotekës, kjo tokë rezulton pronë e regjistruar me pronarë të ligjshëm në datën 15 janar të vitit 2008.
Por, një vit më vonë, përmes një dokumenti që i përkon datës 14 tetor të këtij viti, tregohet se është shfuqizuar vendimi i Këshillit të Ministrave të datës 19.12.2007 përmes së cilit kjo pronë nuk kalon më në fondin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që ua kishte kthyer pronarëve, duke e kaluar tani në pronë shtetërore.
Dokumentet e bashkisë që nisin në vitin 1995 dhe përfundojnë në vitin 2008, tregojnë se kjo pronë është miratuar shpeshherë nga disa qeveri si shesh për ndërtim.
Reagimi, bashkia: U cenua prona private
Pas përplasjes mes dy institucioneve ka reaguar Bashkia e Tiranës lidhur me prishjen e murit në qendër të Tiranës. Dritan Agolli, administratori i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, ka deklaruar dje se me këtë veprim është cenuar prona private dhe se në Bashkinë e Tiranës disponohen fakte qe është shkelur ligji. Agolli tha: “Viti 2004, KRT e Republikës, e drejtuar nga Kryeministri Fatos Nano me vendim numër 1 datë 27.4 miraton studimin e qendrës të njohur ndryshe si studimi francez, duke miratuar një objekt polifunksional në këtë pronë. Viti 2008, dy kompani shqiptare, në marrëveshje me pronarët e tokës dhe në përputhje me studimin e miratuar, pajisen me leje ndërtimi nga KRT e përbërë nga anëtarë të zgjedhur nga përfaqësuesit e PS-së, PD-së dhe LSI-së në Këshillin Bashkiak. Arsyet e këtij kalvari ku parakalojnë kryeministrat e këtij vendi i takon t’i zbardhin organet e specializuara jo të Bashkisë së Tiranës”, - shprehet Dritan Agolli, administrator i bashkisë. Drejtuesit e bashkisë thonë se do të jenë në mbështetje të të gjithë pronarëve të ligjshëm dhe nuk do të ndalen para asnjë presioni të pushtetit qendror.
Nga ana tjetër, po në lidhje me këtë çështje, kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor pranë Bashkisë së Tiranës, z. Afrim Qendro, ka bërë dje në orët e mesditës një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, lidhur me incidentin e krijuar dje në mbrëmje nga Policia e Shtetit.