Rasti Triumf Riza, gjykata shfajëson dëshmitaren kryesore, Adelina Ismailin
Pas shumë hetimeve ku janë përfshirë edhe organe e Eulex-it, Adelina Ismaili është shpallur e pafajshme duke u marrë parasysh deklarata e saj dhënë Gjykatës Supreme në Prishtinë në tetor të vitit 2008. Për këtë çështje ka mbaruar edhe marrja në pyetje e 19 dëshmitarëve. Në mesin e personave që kanë dhënë dëshminë e tyre, përveç babait dhe vëllait të policit të ndjerë, janë edhe e dashura e tij, këngëtarja Adelina Ismajli, së bashku me nënën dhe motrën e saj. Flitet që Ismailin e pret një gjobë e rëndë për shkak të sulmit fizik që ajo i bëri Agron Sekiraçës në gjykatë, por kjo çështje mbetet të zbardhet në të ardhmen. Për vrasjen e policit Triumf Riza janë të akuzuar gjashtë persona, tre prej të cilëve ndodhen të burgosur, kurse tre të tjerë, ndodhen në arrati.