E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivana Trump, nudo para kamerave

 Zhveshje aspak e sipërfaqshme ajo e Ivana Trump (në versionin anglez të spektaklit Big Brother me pjesëmarrës VIP) kur ndenji vetëm me të brendshme dhe taka. Miliarderia amerikane, me origjinë çeke, as që u mëdysh fare kur iu kërkua të pozonte gjysmë nudo për një seancë vizatimi. Kështu, pa një pa dy, ish gruaja e Rossani Rubicondit, që në rini ka qenë edhe modele, u gjend vetëm me mbathje, recipeta dhe këpucë me taka fare të holla e të larta. Gjithçka e ka bërë nën vëzhgimin e kamerave. Sipas zërave, bëhet fjalë për një ekzibicion me shije të keqe, aspak të denjë për një femër të moshës së saj, ndërsa për të tjerë, Ivana bëri shumë mirë që tregoi që edhe në moshën 60-vjeç nuk duhet të kesh frikë të tregosh trupin tënd.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›