Rasti Triumf Riza, vendimi këtë javë
Avokatët mbrojtës kanë thënë fjalën e tyre përfundimtare në seancën e parafundit ndaj të akuzuarave Arben Berisha e Fitim Avdiu dhe ndaj të akuzuarit Agron Emini, i mbrojtur në liri. Të gjithë këta akuzohen për vrasjen e policit Triumf Riza.
Seanca ka nisur me fjalën avokati mbrojtës, Ramiz Krasniqi, i cili ka përmendur presionet që sipas tij, kanë ardhur edhe nga mediat, të cilat e kanë plasuar gjithë ngjarjen në fjalë, duke ngritur indinjatë te qytetaret, veprim që, tha ai, nuk është dashur të ndodhë.
“Dëshiroj që teza ime të mos dëmtojë askënd. Shpresojmë që vendimi juaj nuk do të ndikohet nga jashtë”, tha avokati Krasniqi.
Ai kritikoi edhe prokurorin e çështjes, Reshat Millaku, sipas të cilit ka bërë presion mbi dëshmitarët, duke përmendur në këtë rast, Besarta Maxhunin.
”Propozoj që dënimi të jepet konform dispozitave ligjore. Arbeni ka një të kaluar të pastër dhe se është penduar për veprën që e ka bërë”, ka përfunduar avokat Krasniqi.
Menjëherë pas tij, fjalën e ka marrë edhe avokati serb, Zhivojn Jakanoviq, i cili po ashtu mbron të akuzuarin Arben Berisha. Ai ka tha se “dhimbjen e familjes së të ndjerit Triumf Riza nuk mund të zbusë kurrfarë aktgjykimi, veç ajo që paraqet një dënim adekuat”.
Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që vendimi në rastin e shpalljes së aktgjykimit të mbështet në prova.
“Nuk kërkoj, si mbrojtës, që të lirohet, por kërkoj dhe lusim gjykatën që ta vlerësojë në mënyrë supreme, objektive dhe subjektive dhe të jepet një dënim adekuat”, ka përfunduar avokati Zhivojn Jakanoviq.
Edhe avokatja Sadije Uka ka folur para turpit gjykues për klientin e saj, Fitim Avdiu.
Ajo ka thënë se aktakuza më të cilën rëndohet i akuzuari Fitim Avdiu, është shumë kontestuese, e përgjithshme dhe shumë e njëanshme.
“Prokurori përmend se klienti im është bashkëkryes i kësaj vepre penale, por unë e njoftoj se me bashkëkryerje nënkuptohet një grup i organizuar, e këta nuk kanë qenë kështu. Si mund të quhen bashkëpunëtorë, kur të akuzuarit nuk e njohin njëri-tjetrin”, ka thënë avokatja Uka. Ajo i propozoi trupit gjykues që klientin e saj ta lirojë nga vepra penale dhe ta lirojë nga masa e paraburgimit.
Avokati Bajram Tmava, në fjalën e tij përfundimtare, një pjesë ta fajit ua hodhi medieve, që sipas tij, një masë e tyre kanë qenë korrekte, mirëpo pjesa më e madhe kanë shkruar se si duhet kanalizuar ky rast.
Tmava ka lavdëruar punën e kryetarit të trupit gjykues, duke e cilësuar si shumë profesionale, ndërsa ka thënë ai dhe i mbrojturi i tij kanë kryer një akt moral dhe ligjor.
“Kërkoj që i mbrojturi im të lirohet nga akuzat dhe të shpallet i pafajshëm, sepse unë, zoti prokuror, nuk e di se ku e keni gjetur atë formulim se i mbrojturi im nuk e ka lajmëruar kryesin e veprës penale”, tha ndër të tjera avokati Bajram Tmava.
Babai i të ndjerit Triumf Riza, Shefqeti, edhe një herë tha se nuk heq dorë prej të drejtave të tij si prind. “Janë kasta më e keqe e kësaj shoqërie” ka thanë Shefqet Riza para trupit gjykues. Seanca ku pritet të shpallet aktgjykimi, mbahet më 11 qershor në orën 13.