E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti grek na ka vënë të gjithëve në udhëkryq

Olli Rehn

Përpjekjet po bëhen për krijimin e një sistemi shumë rigoroz “mbikëqyrjeje buxhetore” për të 16 vendet anëtare të Eurozonës. Qëllimi është vendosja e një regjimi të ri të koordinimit të politikave ekonomike. “Ky është edhe mësimi thelbësor që duhet të nxjerrin nga rasti i krizës në Greqi”, ka deklaruar pak ditë më parë komisioneri i BE-së për çështjet ekonomike dhe ato monetare, Olli Rehn. “Rasti grek është një pikë kthese e rëndësishme për gjithë Eurozonën. Nëse Greqia dështon, edhe ne dështojmë dhe kjo do t’i bënte një dëm të përhershëm dhe të madh reputacionit të BE-së. Euroja nuk është vetëm një marrëveshje monetare, por në thelb ajo është një marrëveshje thelbësore për mbarëvajtjen e Bashkimit Europian. Në këtë këndvështrim ne jemi në udhëkryq”.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›