Rasti i AKPM-së, arrestohet i teti me radhë

I dyshuari i tetë me radhë në pranga të Policisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, dje ka arrestuar të dyshuarin me inicialet F. J.
Sipas policisë, arrestimi i këtij zyrtarit është vazhdimi i zhvillimit të hetimeve që janë duke u bërë nga operacioni i zhvilluar me datë 10.09.2013, i cili rezultoi me arrestimin e shtatë ( 7 ) personave.
Ndaj të dyshuarit është ngritur akuza nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore ne Prishtinë, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./Indeksonline/