I merr 1100 euro ryshfet kosovarit, arrestohet në Durrës

Një avokat I njohur në Durrës është arrestuar nga prokuroria me akuzën e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligshëm tek zyrtarët që kryejnë funksione publike.
Gramoz Lika, akuzohet se në datën 10 shtator ka marrë 1100 euro nga një shtetas shqiptar nga Kosova, emigrant në Zvicër.
Paratë dyshohet se janë marrë për lirimin e një personi nga Kosova që ishte kapur në portin e Durrësit me dokumente të falsifikuara.
I afërmi I tij është interesuar dhe avokati I ka thënë se do t’i ofronte para gjykatës dhe prokurorisë për lirimin e të arrestuarit duke kërkuar 2800-3000 euro.
Shtetasi nga Kosova ka thënë vetëm gjysmën e parave por pas mbetjes në burg të familjarit të tij ka denoncuar veprimet e avokatit I cili edhe ka rënë në pranga./Indeksonline/