E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti i Pakistanit nxjerr ne pah varesine amerikane ndaj kontraktoreve te zbulimit

Rasti i nje amerikani te arrestuar ne Pakistan per vrasjen e dy personave ka ngjallur zemerim ne vendin aziatik dhe ka perkeqesuar marredheniet ndermjet Uashingtonit dhe Islamabadit. Tani mesohet se Rejmond Dejvis i cili tha se kishte hapur zjarr per te shmangur nje perpjekje per vjedhje ishte kontraktor sigurimi i CIA-s. Agjencite amerikane jane bere te varura nga kontraktoret e sigurimit per te plotesuar mungesen e personelit.

Analistet thone se agjencite amerikane te zbulimit Departamenti i Shtetit dhe forcat e armatosura jane bere gjithnje e me te varur nga kontraktoret ne vende si Iraku Afganistani dhe Pakistani per te kryer cdo pune nga ruajtja e njerezve dhe konvojeve deri tek grumbullimi dhe analizimi i te dhenave te zbulimit.

Skot Stuart nenkryetar per taktika zbulimi ne firmen private te zbulimit Stratfor thote se perdorimi i kontraktoreve i jep qeverise amerikane fleksibilitet gjate rritjes se pranise ushtarake ne rajone problematike.

Shikojani buxhetet e sigurise organeve si Departamenti i Shtetit dhe do te shihni se ne buxhetin e CIA-s ka cikle me ngritje dhe renie. Kur ka renie eshte shume e veshtire te pushohen punonjesit. Por eshte me lehte te largohen kontraktoret.

Por me gjithe fleksibilitetin rritja e perdorimit te kontraktoreve te sigurise eshte bere kunderthenese dhe ka irrituar disa qeveri nikoqire. Disa kontraktore jane akuzuar per vepra te renda perfshire edhe vrasjen e civileve. Presidenti afgan Hamid Karzai eshte perpjekur te largoje kontraktoret e sigurimit nga vendi i tij. Drejtoria e Sherbimeve te Zbulimit te Pakistanit ka kerkuar llogari per te gjithe kontraktoret e sigurimit qe veprojne ne vend. Disa kontraktore gjithashtu jane akuzuar per vjedhje te miliona dollareve.

Shon Engbrekt pronar i nje kompanie per trajnimin e kontraktoreve te sigurimit thote se problemi eshte se agjencite amerikane nuk kane te njejtin nivel te kontrollit mbi kontraktoret si mbi punonjesit e tyre. Ai u ben thirrje kontraktoreve private te sigurimit qe te jene te licencuar.

Ne njeren ane ne mund te ulemi te gjithe se bashku dhe te bisedojme per menyrat sesi duhet te funksionoje nje kompani private e sigurimit ne kuader te veprimtarive te Departamentit te Mbrojtjes dhe Departamentit te Shtetit. Ne anen tjeter ne mund edhe te vazhdojme secila kompani rrugen e vet por ne fund do te perballemi me kaos humbje korrupsion dhe humbje te paqellimta te jeteve thote zoti Engbrekt.

Se cila ishte detyra e sakte e Rejmond Djvisit ne Pakistan mbetet e paqarte. Njoftimet e botuara thone se te pakten ai ofronte sigurim per nje ekip oficeresh dhe kontraktoresh te CIA-s qe punojne ne nje banese te sigurte ne Lahore. Nuk eshte e qarte nese ai ka luajtur rol me aktiv ne operacionet e zbulimit. Por zoti Stuart thote se ka gjasa qe CIA per arsye te ruajtjes se fshehtesise te perdore njerezit e vet ne vend te oficereve te ambasades per te ofruar sigurim personal.

Sinqerisht ka edhe disa shqetesime rreth veprimtarise se CIA-s atje. Pra CIA do qe punet te kryhen brenda agjencise dhe keshtu perdor kur ka mundesi njerez nga zyra e vet e sigurimit per ndonje detyre perkatese. CIA per keto pune do te angazhoje edhe kontraktore.

Shon Engbrekt i cili vete ka punuar si kontraktor privat i sigurimit ne Irak thote se si rregull i pergjithshem perdorimi i kontraktoreve i mundeson CIA-s te mohoje perfshirjen ne operacione qe mund te zbulohen.

Sa me shume pune qe mund tu jepet kontraktoreve aq me shume do te kete mundesi per te mohuar pergjegjesine. CIA-s i pelqen kjo situate qe te mund te thote E po ai eshte vetem civil dhe eshte nenkontraktuar disi. shte pjese e ekipit por nuk eshte njeri prej neve. Pra ata jane me te vertete ne gjendje te zgjerojne shtrirjen e tyre pa rritur rrezikun e tyre te pergjithshem.

Shtetet e Bashkuara e kane pershkruar disa here zotin Dejvis si anetar te stafit administrativ dhe teknik te ambasades dhe se per kete atij i takon imuniteti diplomatik.

Rasti i nje amerikani te arrestuar ne Pakistan per vrasjen e dy personave ka ngjallur zemerim ne vendin aziatik dhe ka perkeqesuar marredheniet ndermjet Uashingtonit dhe Islamabadit. Tani mesohet se Rejmond Dejvis i cili tha se kishte hapur zjarr per te shmangur nje perpjekje per vjedhje ishte kontraktor sigurimi i CIA-s. Sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Geri Tomas agjencite amerikane jane bere te varura nga kontraktoret e sigurimit per te plotesuar mungesen e personelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›