E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliq: Serbia nuk heq dorë nga Kosova

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, në një intervistë të diskutueshme në TV e Bosnjës e Hercegovinës (BHT1), duke folur për Kososvën dhe marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, ka thënë se Serbia nuk heq dorë nga Kosova.

“Jemi marrë vesh dhe jemi obliguar, neve këtë kushtetuta nuk na lejon dhe ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të lejojmë që ajo të bëhet shtet i njohur ndërkombëtar, anëtare e OKB-së. Sipas Marrëveshjes së Lisbonës, Kosova kurrë nuk mund të bëhet anëtare e BE-së dhe Kosova edhe më tutje patjetër duhet të bisedojë me ne”, është shprehur Nikoliq.

Presidenti serb ka thënë se shteti i tij e ka për detyrë të përzihet nëse dikush rrezikon serbët në veri të Kosovës.

"Prishtina, falë asaj që ka mbështetjen e Bashkimit Evropian, nuk dëshiron që të njohë komunitetin serb brenda asaj autonomie të Kosovës. Siç kërkojnë shqiptarët diçka për vete, kështu kërkojnë edhe serbët. Ata na kanë akuzuar (komuniteti ndërkombëtar) se ne po krijojmë një Republika Srpska. Andaj ne i kemi pyetur a është shpikje serbe Republika Srpska? Kjo është shpikje juaja. Ju atje në Dejton jeni përcaktuar se kjo është zgjidhja më e mirë kur njerëzit nuk mund të merren vesh lehtë, të bëni entitete. Por ne nuk kërkojmë RS në territorin e Kosovës, sepse atëherë kjo do të ishte se ne pranojmë se Kosova është shtet”, ka thënë Nikoliq./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›