E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviq: Serbët nuk kanë të drejt të bllokojnë rrugët

Ish-sekretari shtetëror serb, Oliver Ivanoviq, konsideron se biznesmenët e veriut të Kosovës nuk kanë të drejt të bllokojnë rrugët.

Ai ka thënë se vendimin se ku do ta paguajnë tatimin vendos shteti i Serbisë e jo ata.

Duke folur për protestën e djeshme në Jarinje në Radion Kontakt Plus, Ivanoviq ka theksuar se ky tubim kishte më shumë motive politike se sa ekonomike.

Ai pret që rreth platformës shtetërore për Kosovë të arrihet koncenzus së paku minimal me opozitën.

“Serbët e Kosovës duhet të jenë pjesë e marrëveshjes. Nuk do të kisha dëshirë që serbët të njoftohen vetëm me versionin final të platformës, më parë do të parapëlqeja që ata të kyçen në fazat e hershme të hartimit që të merren parasysh vërejtjet e tyre”, ka thënë Ivanoviq.

Ky politikan serb nuk ka dashur të komentoi përmendjen e emrit të tij si njëri nga kandidatët më serioz për përfaqësues të Serbisë në Kosovë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›