E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq: Kemi humbur në Kosovë

(E plotësuar) Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se statusi i veriut të Kosovës si entitet në kuadër të pavarësisë së Kosovës nuk është pozicion në bisedimet për zgjidhjen afatgjate.

“Nëse kemi humbur në luftë, ose do të zhvillojmë luftëra të reja ose do të bëjmë paqe, ka thënë Daçiq.

Gjëja më e keqe na ka ndodhur gjatë qeverisjes së Tadiqit e të Koshtunicës kur u shpall pavarësia dhe çfarë kemi bërë? Kemi djegur ambasadat dhe kemi dëbuar ambasadorët. Daçiq ka thënë se në gjashtë muaj e parë të vitit të ardhshëm Serbinë do ta presë çështja e institucioneve serbe në veri. Ne duhet të ndeshemi me këtë temë e jo gjithmonë dikush nga ne të kërkojë të pranojmë diçka. Ata propozojnë, e refuzoni ju”, ka thëni ai./Indeksonline/

....

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk do të bisedoi më me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton, nëse nuk respektohet marrëveshja që mos të paguhet dogana për mallin i cili mbetet në veri të Kosovës.

“Unë nuk do të jem pjesëmarrës në bisedime nëse nuk respektohet ajo për çka jemi dakorduar”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd.

Shefi i qeverisë serbe ka thënë se është absolutisht i pakënaqur me atë që po ndodh aktualisht rreth marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›