Sarandë, e zë korenti, vdes 18-vjeçari

Kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën një të riu në Sarandë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shendelli ku 18-vjeçari Lirim Gjini ka gjetur vdekjen në banesën e tij pasi ka rënë në kontekt me korentin.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes por dyshohet se vdekja e 18-vjeçarit ka ndodhur aksidentalisht.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.