E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPT Me 23 mars perfundon vleresimi i ofertave per Rrugen e Kombit

Pesë kompani të fuqishme botërore janë ofruar për të marrë me koncension mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë. Minsitria e Transportit hapi dokumentat e këtyre kompanive, ndërsa zhvilloi një process transparent për opinionin publik. Nga procedura e prezantimit të ofertave u bë e ditur se marrin pjesë dy kompani, që janë bashkim i firmave greke dhe franceze, të cilat janë kompania JPG Avax-Egis dhe kompanitë me famë botërore Vinci-Aktor. Kompanitë e tjera ishin: Autostrada Brescia-Verona-Vicencs, kompani Italiane, Hochstief, kompani austriake dhe Strabak-Interpoll, kompani austriake.
Gjatë zhvillimit të procedurave, u bënë publike dhe transparante dokumentat e paraqitura nga çdo kompani, të cilat përmbanin informacione mbi gjendjen financiare të kompanive, përvojën e këtyre firmave në fushën e mirëmbajtjes së rrugëve etj.
Në një komunikim publik të ministrisë së Transporteve u bë e ditur se faza e parë e vlerësimit ligjor dhe teknik të ofertave nga ana e Komisionit do të përfundojë më 23 mars dhe më pas do të shqyrtohen ofertat ekonomike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›