E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora dhe temperaturat e ulta, probleme në qarkun e Korçës

Temperaturat e ulta dhe dëbora ka krijuar sërish probleme në qarkun e Korçës.
 

Sipas informacioneve në aksin Boboshticë-Dardhë qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë ndërsa trashësia e dëborës në këtë aks ka arritur në 50 cm.
 

Probleme në qarkullimin e automjeteve ka pasur edhe në aksin rrugor Voskopojë-Lekas ku kalimi bëhet vetëm me anë të zinxhirëve.
 

Ndërkohë prej 24 orësh është bllokuar rruga drejt komunës Novoselë në rrethin e Kolonjës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›