E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet ne Shkoder,evakuohen mbi 500 familje

SHKODER- Forcat e armatosura kanë vijuar gjithë natën evakuimin e banorëve dhe të gjësë së gjallë nga fshatrat e komunës së Dajcit dhe Obot, dy zonat më të rrezikuara nga përmbytjet.Pavarësisht apelit të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të prefekturës për një evakuim sa më të shpejtë, banorët vazhdojnë të rezistojnë. Nga shifrat e raportuara sot në mbledhjen e shtabit të emergjencës janë evakuar nga fshati Obot 340 familje, 130 familje nga 460 që banojnë në komunën Dajc janë evakuar. Nga fshati Arrëz janë evakuar 7 familje, 5 familje janë evakaur nga Bërdica, 30 familje të komunitetit rom, banorë të lagjes Bahcallëk në hyrje të Shkodrës janë evakuar. Mësohet se familjet nuk kanë pranuar të strehohen në vendet që ka caktuar qeveria për strehimin e tyre por kanë preferuar të strehohen te të afërmit.Dy kamionë të Ministrisë së Brendshme shpërndanë mbrëmjen dhe natën e kaluar ndihma për 95 familje të izoluara nga përmbytjet e ujit në lagjet periferike të qytetit të Shkodrës. Shpërndarja e ndihmave është bërë në 95 familje të lagjeve periferike "Ajasëm" dhe "Bahçallëk". Operacioni për shpërndarjen e ndihmave do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, duke u fokusuar në familjet e tjera që ndodhen në zonat problematike lagjeve "Qafë" dhe "Tophanë", e para në bregun e lumit Drin dhe e dyta në bregun e liqenit të Shkodrës, në zonën e ish ndërmarrjes së zukthave. Troshani bëri të ditur se brenda këtyre pakove gjenden 6 kg vaj, 6 kg sheqer, 3.5 kg konserva peshku, 5 kg detergjentë, 8 kallepë sapun, 12 pako makarona dhe 1 pako kripë, etj të cilat pritet të shtohen në ditët në vazhdim në varësi të situatës së krijuar. (s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›