Ratko Mlladiç del sot para gjykatës në Hagë
HAGE- Ish komandanti serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç do të paraqitet sot për të parën herë që nga dita e ekstradimit para Tribunalit të Hagës për Krimet e Luftës.
Mbi Mlladiç rëndojnë një seri akuzash, genocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-1995.
Ai është i akuzuar gjithashtu edhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës, në vitin 1995, ku u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë. Kjo është konsideruar si masakra më e tmerrshm ne Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Ratko Mlladiç u arrestua javën e kaluar në Serbi, 16 vite pasi Tribunali i Hagës e kishte akuzuar atë.