E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Deputetët, gjyqtarët e prokurorët pa imunitet"

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli vlerësoi se ka ardhur koha të mos kemi më imunitarë. "Reformat janë mënyra e re persistente e të menduarit dhe të vepruarit. Ato nuk nënkuptojnë vetëm ambicie. Përkundrazi! Reformat në i kemi përkthyer në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik", theksoi Topalli. Ndërsa vuri në dukje edhe arritjet në projektin e integrimit, vendosmërinë e progresit në luftën kundër informalitetit dhe krimit të organizuar, dukë ju referuar reformës zgjedhorë ajo shtoi së "më miratimin e kësaj paketë nuk do të këtë më Dushk, nuk do të këtë më kriza presidencialë. Përkundrazi! Do të këtë një Parlament më përfaqësues dhe shanse më të mëdha për të vazhduar fuqishëm më reforma të tjera". Topalli kujtoi së në tetor të vitit 2005, mazhoranca mori iniciativën për të kufizuar imunitetin e deputetit, megjithatë, në nuk u imponuam më vota për ta kaluar iniciativën në mënyrë të njëanshme, por sot, pas ftesës së NATO-s, në jemi në një fazë të re. "Kufizimi i imunitetit është një tjetër reformë, të cilës i ka ardhur koha. Unë jam optimistë se, edhe për këtë reformë, do të gjejmë konsensusin e duhur në Parlament", tha Topalli. Ndërsa shtoi se deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë pse të jenë të ndryshëm nga qytetarët.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›