Basha dhe Leskaj, replika për rolin e opozitës
Në dyvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, janë shkëmbyer replika në distancë mes shumicës dhe opozitës. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, u shpreh në konferencën mbyllëse të javës evropianë së "opozita po bën retorikë boshe". Kaq ka mjaftuar që kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, të reagojë ashpër. "Unë do të thosha që nëse opozita do të kishte bërë retorikë boshe, sot nuk do të ishim këtu. Nëse opozita do të kishte bërë retorikë boshë, Shqipëria - të jeni të sigurt dhe të gjithë shqiptarët të jenë të sigurt - nuk do të kishte marrë ftesën në Samitin e Bukureshtit për në NATO", tha Leskaj. Sipas saj, kjo ndodhi sepse opozita ofroi një kulturë të re politikë, një përqasje të re në mënyrën e të bërit politikë, ofroi një kontribut në bërjen e reformave dhe në mënyrë të veçantë në dy reformat e rëndësishme, reformën elektoralë dhe reformën në drejtësi. "Mund të them së nuk ishte thjesht miratuese, por ka qenë ofruese. Të gjithë e dinë kontributin që dha opozita qoftë për reformën në drejtësi, qoftë për sa i përket reformës zgjedhorë", u shpreh Leskaj. Ajo përsëriti gatishmërinë për të ndryshuar Kushtetutën, në mënyrë që çështja e imunitetit të zgjidhet.