E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul Bova ne edicionin e 13 te Filmit shqiptar

Edicioni i 13 i festivalit të filmit për herë të parë ka gjetur mbështetjen e festivalit prestigjoz Giffoni. Drejtori i qëndrës kombëtare të Kinematografisë Artan Minarolli në konferencën për shtyp tha se ky edicion do të jetë model dhe do ketë një imazh të ri. Në garë janë 15 filma prodhime të viteve të fundit , por do ketë edhe shfaqje të tre filmave që janë jashtë garës. Ajo çka është më e rëndësishme sipas Minarollit është përzgjedhja e jurisë e cila do të jetë e paanshme

Ndërkohë që lidhur me ardhjen e aktorit me famë botërore Robert De Niro Organizatorët thonë se akmoma nuk është marrë një konfirmim zyrtar, por kanë shpres që deri më 3 nëntor të kenë një përgjigje pzsitive

Producenti i festivalit Amik Ajazi dhe drejtori i giffonit Klaudio Gubitozi konfirmuan ardhjen e Roberto Benjinit dhe Raulo Bovës gjate ditëve te festivalit

Ndërkohë që Claudio Gubitosit, themeluesi të “Giffoni Film Festival” në Itali e i ështrë dhënë titullit “Honoris Causa” nga Universiteti i Arteve me motivacionin: “Për një kontribut të rëndësishëm në promovimin e kinematografisë shqiptare dhe realitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, si dhe për përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve të Shqipërisë në evente shkëmbimesh ndërkulturore, të profilit rajonal dhe botëror”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›