Berisha pershendet Nobelin per Paqe te BE-se
Kryeministri Berisha përshëndet akordimin Bashkimit Europian, të çmimit Nobel për Paqen, si një vlerësim i merituar dhe frymëzues. Themelimi dhe konsolidimi i tij në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore është dëshmuar në gjashtë dekadat e fundit, faktori më themelor i bashkëpunimit, mirëkuptimit, prosperitetit dhe paqes në Europë.
Bashkimi Europian është shndërruar gjithashtu, në një burim frymëzimi dhe model për t’u ndjekur nga vendet që dolën nga diktaturat totalitare komuniste, në përpjekjen e tyre për të ndërtuar sistemin e tij të vlerave, me qëllim integrimin e plotë në BE.