Ndreu, “futboll” me makinën e gjyqtarit Janku

www.albania-sport.com - Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, pas barazimit me Dinamon (1-1, java 25) në “Qemal Stafa” (Pema shënoi në 87’, barazoi Timpanaro 92’), pas daljes nga stadiumi ka gjuajtur me shkelma dhe ka thyer makinën e gjyqtarit ndërkombëtar Albano Janku, kryesor i atij takimi. Sipas “Panorama Sport”, presidentit i Kastriotit, Artan Djala, ka gjobitur trajnerin me 100 mijë lekë gjobë. Vetë Janku nuk ka bërë denoncim, pavarësisht se e ka çuar makinën në servis.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 31 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili