Kamza beson te vendi i katërt

www.albania-sport.com - Edhe pse ka rrëshqitur në vendin e pestë, me një pikë më pak se Partizani i vendit të katërt (42 pikë), Kamza (41 pikë) beson mund të jetë ndër katër të parat kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga përfundimi i sezonit të Kategorisë së Parë.
Pas fitores minimale në Gramsh (1-0, gol i Lames), formacioni i Perlat Mustës do të përballet në shtëpi me Burrelin, e vendit të 10-të (26 pikë), por me një ndeshje më pak (atë me Turbinën, luhet sot).
Sfida me matjanët është një ndeshje shumë e rëndësishme për klubin kryeqytetas të financuar nga Naim Qarri për të kapur zonën e play ofit.
“Tri pikët me Gramshin na mbajnë brenda pretendimeve, - tha mesfushori Okeljan Baze.- E kemi vlerësuar sfidën me Burrelin, që besoj se do ta kalojmë me sukses”.
Në ndeshjen e fazës së parë në Burrel, takimi përfundoi në barazim 1-1. Kamza nuk ka humbur asnjë nga 11 ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, ku ka arritur 8 fitore dhe 3 barazime, i fundit me Partizanin.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 31 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili