E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul: Real, mund të shkoj në SHBA

Raul flet rreth të ardhmes së tij. Në një intervistë të publikuar në të përditshmen "Marca", talenti spanjoll lajmëron një "ëndërr" amerikane në fund të karrierës: "Për momentin nuk mendoj një largim deri në skadimin e kontratës time, në 2011-ën, ka thënë talenti spanjoll. Për të provuar një eksperiencë, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time, do të doja të provoja të luaja një sezon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse nuk do ta bëj një gjë të tillë, është e qartë që do ta mbyll karrierën time te Reali".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›