Bashkëpronari Hiks:Rafa, qëndro me ne
Në një kohë kur "bookmaker"-sat kanë mbyllur bastet për largimin e Rafa Benitez nga Liverpuli (pas vendosjes së disa shifrave të mëdha), në "Anfilld Roud" ekziston një njeri që nuk dëshiron të ndodhë kjo. Bashkëpronari i klubit, Tom Hiks, nuk është i përgatitur që tekniku spanjoll të "braktisë" klubin. E ardhmja e Benitez ëhstë në dyshim, pasi ai ka refuzuar çdo rinovim që i është ofruar deri më tani nga pronarët e "Reds", pasi ata nuk i janë përmbajtur marrëveshjes verbale të palëve.