E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Peqin ka barazim dhe tension

Shkumbini "qan" një barazim 1-1 me Besën, që i shikon kavajasit si më të favorizuar për kualifikimin në gjysmëfinale, pasi ndeshjen e kthimit do ta luajnë në shtëpinë e tyre. Në sytë e rreth 3 mijë tifozëve të pranishëm në stadium, vendasit kalojnë në avantazh me Mustafajn në minutën e 69-të. Por në minutën e 86-të vjen goli i barazimit për kavajasit, me autor Halitin. E konsideruar si një nga ndeshjet ku tensioni mund të ishte i pranishëm edhe për shkak të marrëdhënieve jo të mira mes tifozerive të të dyja skuadrave në sezonet e fundit, përballja i ka zhgënjyer të gjithë, pasi deri në minutën e 90 ka mbretëruar "fair-play". Por ky imazh është prishur pikërisht pas kësaj minute (në shtesë), kur tifozeria nuk ka përtypur dy kartonët e kuq (ndoshta të nxituar) për Dervishin dhe Norën, dhe ka protestuar ndaj gjyqtarit, duke tensionuar situatën. Vëzhguesi i FSHF-së, Gjergji Thaka, ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë incident dhe se klubi peqinas kishte marrë masa të shkëlqyera për mbarëvajtjen e takimit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›