18-vjeçari Shehaj mposht Partizanin
Flamurtari fiton 1-0 ndeshjen e parë me Partizanin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa heroi i takimit ka qenë 18-vjeçari Ardit Shehaj. Talenti vlonjat ka fituar një penallti në minutën e 40-të të takimit, e cila ka sjellë largimin nga fusha me karton të kuq të Fatjon Tafajt dhe përballë portierit "veteran", Shehi nuk gaboi. Me këtë rezultat, bregdetarët triumfojnë për herë të parë pas afro 21 vjetësh në Kupë me "të kuqtë" dhe e shohin vetën fare pranë kualifikimit në gjysmëfinale. Fitorja e skuadrës së drejtuar nga Eqerem Memushi mund të kishte marrë përmasa më të rëndësishme, por në dy raste shtylla ka frenuar tentativat e Merxhës dhe Galicës. Për miqtë, mundësia më e mirë për shënim ka kaluar nga këmbët e Marjus Ngjelës, i cili nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Për ndeshjen e kthimit, vlonjatët shihen më të favorizuar për të kaluar në gjysmëfinale: kuqezinjve do t‘u mjaftonte barazimi ose çdo humbje me një gol diferencë (përveç asaj 1-0, që do t‘i dërgonte skuadrat në kohën shtesë).