Raul i “pavdekshëm”, i jep fitoren Shalkes
Një dopietë e Raul Gonzales dhe një gol i Klas Jan Huntelar, i kanë dhënë Shalkes fitoren 3-0 ndaj Hanoverit. Ndeshja e luajtur në “Veltins Arena” ka qenë tepër e luftuar, pasi bëhet fjalë për një derbi lokal, por tashmë Shalke ka konsoliduar vendin e tretë, që të jep një “biletë” për në fazën në grupe të Champions League. Ndërkohë, Raul është ngjitur në kuotën e 14 golave këtë kampionat, një gol më shumë se në sezonin e shkuar. Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Hamburgu barazoi 1-1 me Leverkusen.
(el.me/BalkanWeb)
(el.me/BalkanWeb)