Roma e përçarë, plas “lufta” mes lojtarëve
Ka qenë një ditë Pashke e acaruar në shtëpinë e Romës, e cila të shtunën u mposht 4-2 nga Leçe. Disfata e rëndë ka bërë që gjërat në kampin verdhekuq të jenë më keq se kurrë në prag të ndeshjes me Udinezen. Në përfundim të takimit ka patur një sherr të vërtetë mes lojtarëve, ku “garda e vjetër” ka akuzuar disa të rinj për mungesë impenjimi. Në qendër të kritikave edhe Luis Enrike, që duket i dorëzuar përpara kësaj situate, megjithë konfirmimin e radhës të drejtuesve: “Projekti do të vazhdojë”.
(el.me/BalkanWeb)
(el.me/BalkanWeb)