Durrës, hidhet nga kati i 7-të, vdes 30-vjeçari

Një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i një pallati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës, ku 30-vjeçari me inicialet D.T është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes por dyshohet se 30-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje depresive.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.