E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul ne kombetare? Shpresa vdes e fundit!

Gjate nje interviste dhene per gazeten “Cadena Ser”, ish lideri i kombetares iberike, i lene jashte europianit nga Aragones, pret me padurim nje ftese nga Del Bosque.

Kapiteni i Real Madrid, Raul Gonzalez Blanco nuk heq dore nga deshira per t’u rikthyer ne kombetaren e Spanjes. Gjate nje interviste dhene per gazeten “Cadena Ser”, ish lideri i kombetares iberike, i lene jashte europianit nga Aragones, pret me padurim nje ftese nga Del Bosque.

“Rikthimi ne kombetare do me pelqente por kjo eshte nje teme e komplikuar. Nese do te rikthehesha do me pelqente te mbaja serish te veshur fanelen e me numrin 7. Gjithesesi, do te jem gjithmone ne pritje”, shprehet asi “merengues”.

Me tej, ai pranon se nuk ka qene e lehte te shikonte ish skuadren e tij nga televizori te ngrinte ne qiellin e Vjenes kupen e Europes. “I pashe ndeshjet me djalin tim. Ai e dinte qe nuk mund te isha pjese e kombetares por Spanja ishte skuadra me e mire dhe e meritoi fitoren”, shton Raul.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›