Maracana, Kaka, me i riu ne Hall of fame

Ricky Kaka hyn ne historine e futbollit brazilian. Fantazisti i Milanit ka lene gjurmet e kembeve te tij ne “Hall of Fame” te stadiumit legjendar “Maracana” ne prag te ndeshjes eleminatore te boterorit 2010 kunder Ekuadorit.
Tashme, emri i sulmuesit gjendet perkrah te medhenjve, Zico, Junior, Pele, Marta e shume te tjere. Kaka eshte i pari futbollist qe nderohet me kete cmim ne moshen 26 vjecare, rekord te cilin e mbante “fenomeni” Ronaldo.
“Eshte nje emocion qe nuk e kisha provuar dhe menduar asnjehere. Ketu ka emra shume te medhenj dhe tani eshte edhe imi. Jam shume krenar qe shenja ime eshte afer asaj te Zico-s. Ai eshte idhulli im dhe kampioni qe me terheq me shume”, u shpreh Kaka gjate ceremonise se zhvilluar ne hollin e impiantit me te madh ne Brazil.