E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul përfundon sezonin

Sulmuesi i Real Madridit, Raul ka dëmtuar ligamentet në nyjën e këmbës gjatë fitores 2-1 ndaj Real Zaragozas të dielën dhe do të mungojë në vazhdim të sezonit, ka njoftuar klubi nëpërmjet një komunikate të publikuar në ueb faqen zyrtare të hënën.

32 vjeqari, i cili kishte debutuar me Realin kundër Zaragozas në tetor 1994, është paraqitur rrallëherë këtë sezon, por shënoi golin e parë të shtunën, pasi zëvendësoi të lënduarin Rafael van der Vaart.

Ai nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ekipit në garë për titull. Real ka një pikë më pak se kryesuesi Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›