E Diel, 1 Nëntor 2026

Raundi i katërt Kosovë-Serbi, afrohen qëndrimet

PRISHTINE- Raundi i katërt i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që përfundoi dje në Bruksel, ka rezultuar me përafrimin e qëndrimeve të dy palëve për disa nga temat që janë hapur në takimet e kaluara.

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë përafruar qëndrimet për të arritur një marrëveshje kornizë për lëvizjen e lirë, tregtinë e lirë, energjinë dhe telekomunikacionin.

Dy delegacionet do ti informojnë qeveritë përkatëse për tu konsultuar dhe për të vendosur përfundimisht për arritjen e marrëveshjeve kornizë.

Këto marrëveshje pritet të arrihet më së largu deri në raundin e ardhshëm të bisedimeve, që priten të mbahet në muajin e ardhshëm.

Burime të Express kanë thënë se kanë mbetur të sqarohen edhe disa detaje dhe të finalizohet marrëveshja për këto tema më së largu deri në takimin e radhës, që do të mbahet pas tri javësh.

Optimistë për arritjen e kësaj marrëveshjeje kornizë janë shprehur të mërkurën edhe përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, të cilët nëpërmjet një komunikate për media kanë konfirmuar përafrimin e qëndrimeve me palën serbe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›