Arvizu KQZ duhet te shpallte rezultatin
TIRAN- Ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu ka kritikuar dje KQZ-ne per hapjen e kutive dhe nisjen e procedures per ndryshimin e zgjedhjeve ne tavoline. Pas shume ditesh debate dhe takime ambasadori tha dje se veprimet e KQZ nuk duhet te marre atributet e KZAZ-se se Tiranes por ajo duhet te shpallte rezultatin paraprak. Shpallja e rezultatit paraprak behet duke mbledhur tabelat permbledhese te 11 minibashkive te Tiranes dhe duke hartuar nje tabele permbledhese per bashkine e madhe.
Mendoj qe do te kishte qene ide e mire qe KQZ-ja te kishte shpallur qofte edhe rezultatet zyrtare paraprake qofte edhe si pikenisje. Mendoj do te kishte qene nje hap i dobishem sepse do ti kishte dhene mundesi sfidave apo ceshtjeve pasuese perfshi ato lidhur me nese duhen numeruar votat e devijuara apo te vendosura ne kutite e gabuara- tha dje Arvizu. Permes kesaj deklarate ai shprehu qarte qendrimin se KQZ duhet te kishte shpallur rezultatin ashtu sic u pa nga te gjithe dhe nese partite kishin kontestime te ndiqnin rrugen ligjore.
Duke folur per rolin qe ka marre KQZ si KZAZ e madhe e bashkise Tirane ambasadori Arvizu u shpreh se nuk eshte ide e mire. Nje tjeter problem me sa e kuptoj une eshte qe Tirana eshte unike ne vend ne kuptimin qe vetem kryeqyteti nuk ka komisionin e vet zonal kushtuar atij. Duket sikur vetvetiu KQZ funksionon si komisioni zonal per Tiranen. Shumica e eksperteve me te cilet kam folur mendojne qe kjo nuk eshte ide e mire- tha Arvizu.
Ambasadori ka ndjekur personalisht procesin e numerimit te votave ne Tirane dhe e cilesoi ate si mjaft te sakte dhe se te gjithe e moren vesh rezultatin. Jam i cliruar qe numerimi mbaroi dhe dukej qe numerimi ishte mjaft i sakte ndaj ishte kenaqesi qe te shihja ate perfundim. Sigurisht e dime qe rezultatet paraprake nuk u bene zyrtare por te gjithe e dime se cilat ishin rezultatet paraprake. Ne ate kohe shpresoja qe kjo do te formonte bazen mbi te cilen te gjithe do te ecnim te gjithe perpara. shte disi e pafat qe sot jemi ne situaten e tanishme- tha Arvizu duke iu referuar ndryshimit te rezultatit ne tavoline dhe jo ndjekjes se rruges ligjore.